Man. Junajtidi bën gati 80 milionë paundë për Harri Kejnin!

Sulmuesit të Anglisë dhe të Totenhemit po i përfundon kontrata në Londër, ajo merr fund në 2024 dhe kjo verë mund të jetë vendimtare për fatin e tij. Kapiteni i Anglisë duket se do të vendosë më në fund që të largohet nga Spërsat, për të kërkuar fitore trofesh në një skuadër më të madhe. Mançester Junajtidi po bën gati 80 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 100 milionë euro, për kartonin e Kejnit. Nuk dihet nëse sulmuesi me numrin 9 do të pranojë të luajë në Angli, apo do të shkojë diku tjetër, tek Bajerni apo në Spanjë për respekt të Totenhemit.

Sfidanti.al