Daliç barazohet me legjendën Blazeviç, 72 ndeshje në stolin e Kroacisë!

Trajneri i sotëm është i lumtur që ka arritur figurën e madhe të dikurshme, dhe që u shua pak kohë më parë. Zlatko Daliç e festoi në mënyrën më të mirë ndeshjen numër 72 në stolin e Kroacisë, me fitoren 2-0  në fushën e Turqisë. “Ishte e bukur që ndeshja e 72-të ishte me fitore, – tha ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, – dhe që arrita këtë rekord”. Daliç, njeriu që udhëhoqi Kroacinë në Kupën e Botës 2018 si nënkampion, dhe në Botërorin 2022 si medalist i bronzit, vlerësoi ekipin për suksesin. “Nuk ishte e lehtë sepse Turqia është rival i fortë dhe ne jemi bërë shënjestër, – thotë ai, – ishim mirë edhe ndaj Uellsit, thjesht nuk ishim me fat. Këtë herë e merituam”.

Sfidanti.al