Lukaku nuk ka dyshime: Konte nuk do të largohet nga Interi

Sulmuesi belg, i vlerësuar si lojtari kryesor i skuadrës në garën e fituar për titullin kampion, deklaron me bindje të plotë se nuk pret ndryshime sezonin e ardhshëm. “Jo, mendoj që Konte nuk do të largohet nga ne, – u shpreh Romelu Lukaku, në një intervistë për “Il Korriere delo Sportin”, – ai është i kënaqur sepse ndihet mirë tek Interi, ka një skuadër që e ndjek, në stërvitje dhe në ndeshje. Për më tepër i kemi të gjitha mundësitë për të hapur një cikël. Kemi një trajner që kërkon gjithnjë të japë maksimumin”.

Lukaku thotë se ka pasur dëshirë që fëmijë për të luajtur tek Interi, ndërsa në Angli tek Çelsi. “Sapo Konte u bë trajner i Interit, i shkruajta “po vij”, – tregon 28-vjeçari, – në Milano jam ndjerë mirë që ditën e parë”. Për titullin, ai thotë se “nuk është i imi, por i ekipit, i klubit dhe i tifozëve, nuk e ndjej veten ndonjë yll, por lojtar që ndihmon skuadrën”. Së fundmi, një gjykim për Ibrahimoviçin. “Kemi pasur raporte të mira deri në Mançester, – thotë Romelu, – padyshim një lojtar i madh që ka fituar kudo, ka shënuar mbi 500 gola. Në Serinë A kemi nevojë për lojtarë të tillë. Ai dëshiron të fitojë me Milanin, unë me Interin, Ronaldo me Juven, tani vjen edhe Murinjo tek Roma. Rritet niveli, por shpresoj të fitojë sërish Interi”.

Sfidanti.al