Nëri nga basketbollistët më të mirë të NBA-së padyshim që nuk ishte i kënaqur nga vetja dhe nga skuadra pas një tjetër humbjeje, por nuk deshi ta humbiste toruan. Entoni Dejvis pati probleme me kaviljen dhe me shpinën duke shënuar vetëm, 4 pikë ndërsa Los Anxhelos Lejkërsat pësuan një humbje të thellë në derbin me Klipersat, që realizuan një “fshesë”, pra i fituan të gjithë derbet këtë sezon të rregullt. Përfundoi 118-94 në “Stejpëll Sentër”, me Pol Xhorxhin që shënoi 24 pikë, ndërsa Leonard shtoi 15 pikë, 8 topa në tabela e 6 asistë. Shtatë lojtarë të Klipersave shënuan të paktën 10 pikë, dhe skuadra e tyre u ngjit në vendin e tretë në Perëndim, në konkurrim me Denverin për këtë pozicion. Lejkërsat janë në vend të 6-të në Perëndim, por thuajse barazim me Portlendin dhe në radhë vjen pikërisht sfida me Portlendin. Lebron Xhejmsi mbetet i dëmtuar dhe nuk do të luajë as ndeshjen e ardhshme, ndërsa Entoni Dejvis pritet të jetë në parket. “Ne e dimë se kur jemi në 100 për qind, jemi ekipi numër 1 i NBA-së, – tha Dejvisi, – këtë gjë duhet ta mbajmë mirë në mendje. Nuk kam ndonjë problem të madh fizik dhe do të luaj. Nuk duam të zbresim në plej in, por nëse ndodh nuk kemi çfarë të bëjmë”.
Sfidanti.al