Mrekullia e Lilës nga një trajner që është mjeshtër i … akrobacisë!

Quhet Kristof Galtie, nuk është shumë i njohur jashtë Francës, por në vendin e “gjelave” e dinë mirë se çfarë mund të bëjë. Ky është njeriu që po udhëheq mrekullinë e Ligës së Parë këtë sezon, një trajner vërtet shumë i mirë, që ka vendosur siç duhet copëzat e “mozaikut” të skuadrës që kryeson kampionatin. Me një pikë më shumë se Paris SG, Lila ka edhe 3 ndeshje për të kaluar që të fitojë titullin e parë pas 10 vjetësh.

Galtier (Galtier) është i zoti nga ana profesionale, por njihet edhe për shpërthimet emocionale që shprehen me anë të kapërdimeve apo akrobacive, siç shihet në foto. Natyrisht, ai nuk është vetëm, pasi në krah ka drejtorin teknik Luis Okampos, njeriun që ishte pas mrekullisë së fundit në Francë, Monakosë së vitit 2017 që fitoi titullin pikërisht ndaj PSG-së dhe arriti gjysmëfinalen e Championsit. Ai ka sjellë në ekip lojtarë që nuk ta mbushnin syrin. Renato Sançez është cilësuar një dështim aty ku ka qenë përpar si tek Bajerni apo Suonsi, Hoze Fonte është 37 vjeç dhe Burak Jilmaz 35. Xhonatan Dejvis u mor në verë, në konkurrim me Arsenalin e Man. Junajtidin, dhe tani skuadra po shkëlqen.

Sfidanti.al