E bujshme; Ed Sheeran bëhet sponsor i Ipswich Town

Ed Sheeran do të jetë sponsori i ri i Ipswich Town. Këngëtari që është një tifoz i klubit anglez  ka menduar edhe për një logo që do të shfaqet në fanelën e skuadrës së meshkujve dhe të femrave. ‘Klubi është një pjesë e rëndësishme e komunitetit dhe kjo është mënyra ime për të treguar mbështetjen time-tha Ed Sheeran që mbylli një kontratë prej një sezoni me klubin-gjithnjë më kanë pëlqyer udhëtimet në Portman Road dhe mezi pres që të kthehem në momentin kur tifozët do të kenë mundësi të rikthehen në stadium. Me ardhjen e pronarëve të rinj nga SHBA me siguri do të vijnë kohë entuziazmante për të gjithë tifozët, duke më përfshirë edhe mua’.

Edhe vetë klubi e përshëndeti këtë partneritet me fjalë shumë të ëmbla

‘Është biri i përzgjedhur i Suffolk dhe një tifoz i Ipswich-shkruante klubi-jemi entuziastë që Ed pranoi të bëhet sponsori ynë sezonin e ardhshëm’.

Ed Sheeran ndërkaq ka menduar për një logo të vecantë që do të shfaqet në fanelat e Ipswich. ‘Cfarë do të thotë? Gjithcka do të zbulohet në kohë-përfundoi.

Sfidanti.al