Finalja e Ligës së Kampioneve është përcaktuar të luhet në Stamboll në 29 maj. Por kualifikimi i 2 klubeve angleze dhe situata e pandemisë së Covid-19 në Turqi mund të bëjë që të ndryshojë vendi i finales së kompeticionit për t’u zhvilluar në Londër, në Wembley
Chelsea dhe Manchester City në orët e fundit i kanë kërkuar UEFA ndryshimin e vendit të finale, por duket se qeveria e futbollit evropian nuk ka shfaqur mirëpritje të kësaj kërkese. Të dy klubet do të këmbëngulin në qëndrimin e tyre dhe do t’i kërkojnë Federatës Angleze që të veprojë për interesin e të dy klubeve dhe tifozëve të tyre me UEFA që parashikon që të lejojë publik në këtë finale.
UEFA ka parashikuar që 9000 tifozë të hyjnë në Stadiumin Ataturk të Stambollit për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve. Por opinioni i përgjithshëm i disa ekspertëve të shëndetit publik është se do të ishte një papërgjegjësi që mijëra tifozë të udhëtojnë drejt Stambollit. Për këtë arsye prej një jave iu është kërkuar UEFA që të mos lejojë tifozët të udhëtojnë duke parë se numri i rasteve me Covid në Turqi ka dalë jashtë kontrollit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur mbylljen totale të vendit nga 29 prilli deri në 17 maj, 12 ditë përpara finales së madhe të Ligës së Kampioneve
Sfidanti.al