Është një e përditshme e Torinos, shumë pranë klubit bardhezi, pra kur shkruan ajo, gjërat duhet të merren seriozisht. “Tutosport” njofton se Juventusi i ka kërkuar Zinedin Zidanit që të jetë trajneri i skuadrës sezonin e ardhshëm, ndërsa duket se nuk do të vazhdohet me Andrea Pirlon. Gazeta piemonteze shkruan për “tërheqje fatale” duke qenë se Zizuja ka qenë lojtar i “Zonjës së Vjetër” përpara sesa të shkonte tek Reali. Sipas “Tutosportit”, Andrea Anjeli e kërkoi Zidanin në 2019 dhe do ta provojë përsëri. Tek Reali është biseduar me trajnerin dhe presidenti Florentino Perez i ka shprehur dëshirën që të vazhdojë, por vendimi i mbetet Zidanit. Natyrisht, francezi nuk do të kishte në Torino rrogën që ka në Madrid, 12 milionë euro në sezon, plus 3 milionë shpërbime me kushte. Gazeta madrilene “AS” shkruan se italianët mund t’i japin vetëm pak më shumë se gjysmën. Gjithsesi, Zidani jepet i lodhur nga sezoni i vështirë, jo thjesht nga eleminimi në Champions, ndërsa ka shans të fitojë La Ligën. Për Juventusin do të ishte trajneri i katërt në katër vjet!
Sfidanti.al