Në “Emirejts” ai u duk si një trajner pa forcë e karakter të ashpër, veçse e mori revanshin e tij. Unai Emeri arriti një tjetër finale europiane, këtë herë me Vijarrealin, ndërsa eleminoi në gjysmëfinale pikërisht ish-ekipin e tij, Arsenalin. Spanjolli krijoi shpresa kur erdhi në Londër, por u tha se dështoi ndaj edhe u zëvendësua me Mikel Artetën. Ka kaluar rreth një vit apo diçka më shumë dhe rolet janë zëvendësuar, tani është Emeri që mund të tallet me Arsenalin. Ai është një trajner me përvojë shumë të madhe në kontinent, sepse ka dalë në finalen e Ligës së Europës në 2014, 2015, 2016, 2019 dhe 2021. Ka fituar tri herë me Seviljen, dhe ka humbur vetëm kur ishte me Arsenalin. Shpreson të fitojë për herë të katërt. “Jam shumë krenar për ekpin, – tha ai, – mendoj se e merituam. Ne u mbrojtëm mirë, punuam mirë. Gjithsesi, Arsenali pati rastet më të mira. Shpresojmë të tregojmë veten edhe ndaj Mançester Junajtidit”.
Sfidanti.al