Mejuedhër izolohet nga e dashura për rikthimin në ring!

Jemi vetë gazetarë, por kur lexojmë sesi interpretohen disa veprime të sportistëve, ndonjëherë na vjen turp, ose revoltohemi. Në mediat britanike kanë dalë versione të tilla si “Flojd Mejuedhër nxorri jashtë (kicked out) shtëpisë së tij të dashurën për t’u përgatitur sa më mirë për rikthimin në ring”. E vërteta është që, po, Mejuedhër i ka kërkuar Ana Monrosë që të largohet nga kompleksi luksoz në Las Vegas ku ai jeton, sepse po përgatitet për një ndeshje-shfaqje ndaj Logan Polit, një njeriu që është bërë boksier, ndërsa specialiteti i tij është puna në faqen e videove, jutjub (youtube). Kjo kërkesë e tij, që mund të quhet krejt normale, është interpretuar si “përzënie”. Mejuedhër është tërhequr prej kohësh nga boksi profesionist ndërsa e mbylli karrierën pa asnjë humbje (50 fitore), dhe si një nga luftëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Gjithsesi, ai u kthye për një ndeshje spektakli ndaj Konor Mekgegorit të UFC-së të cilën e fitoi me pikë në 2017. Ndeshja mes amerikanit 44-vjeçar dhe Logan Polit është parashikuar të zhvillohet në 6 qershor.

Sfidanti.al