Njeriu që nuk e njeh fjalën “e pamundur” është në momentet ndoshta të fundit. Me të vërtetë mund të jetë e parakohëshme të flitet kështu sepse Reali i Madridit i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion i Spanjës, por gjithsesi mënyra sesi u eleminua nga Championsi ka bërë që të ketë lëkundje për të ardhmen. Gazeta “Marka” shkruan se presidenti Perez ka folur me Zidanin, dhe se zgjedhja i takon trajnerit, por me gjasë ai mund të largohet (tek Juvja?). Raul Gonzales jepet favorit për ta zëvendësuar, por ka edhe emra të tjerë si Alegri apo Lëv. Nga lojtarët, pritet të largohen Ramos e Lukas Vaskez, që nuk kanë rinovuar kontratat, të dëshiruar nuk janë Hazar, Marselo e Isko, ndërsa nuk dihet nëse Bejl, Sebajos apo Odegard do të jenë pjesë e ekipit pasi të përfundojnë huazimet. Alaba ka ardhur nga Bajerni, shpresohet Mbapeja, ndërsa Halandi jepet shumë e vështirë që të merret.
Sfidanti.al