Dy gjigandët e stolit kishin fituar nga 107 ndeshje secili, kur kishin bërë dy qindëshe në Serinë A. Gjithsesi, tashmë është një tjetër që i kalon dhe kjo është e sigurt. Antonio Konte ka 135 fitore në 199 ndeshje dhe këtë fundjavë luan ndeshjen numër 200, një përballje ndaj Sampdorias që vlen thjesht për ta kurorëzuar. i suksesshëm si kampion i Italisë, njeriu i Interit po tregon se është në nivele tepër të larta, edhe pse nuk ka pasur në dispozicion gjithmonë supertalentë. Me Atalantën pati vetëm 3 fitore e 6 humbje, , por pasi ngjiti Sienën në Serinë A, u mor nga Juventusi. Doli 3 herë kampion duke krijuar Juven e madhe, duke bërë të shkëlqenin lojtarë si Bonuçi, Kielini, Barxali, Xhakerini, Pepe, Matri e Vuçiniç, ndërsa i dha sërish kuptim karrierës së Pirlos që u largua nga Milani me parametër zero. Me Juven arriti 83 fitore, 24 barazime e 7 humbje (72.81 për qind fitore), ndërsa me Interin tani ka 49 fitore, 17 barazime e 6 humbje. Konte ka 95 javë në krye, baraz me trajnerin legjendar Nils Lidholm, ndërsa në fund të sezonit do të arrijë 99, një më pak se “Magjistari” Helenio Herrera.
Sfidanti.al