Juventus-Inter është një ndeshje që vlen 50 milionë euro!

E tillë rëndësia e sfidës së Serisë A, pasi dy skuadrat synojnë kualifikimin në Champions. Situata nuk është aspak e lehtë, sepse gara për 3 vende në Ligën e Kampionëve është e hapur në Serinë A, dhe aty marrin pjesë edhe Atalanta, Napoli, madje edhe Lacio. Luhet të dielën në 20:45 dhe në diskutim janë 50 milionë euro. Kaq janë fitimet e pritshme në Champions nga ekipet që marrin pjesë në fazën e grupeve, sidomos duke pasur parasysh se Juventus e Milan kanë tërheqje të madhe imazhi dhe të shikueshmërisë. Me Interin e shpallur kampion, Atalanta, Juventusi e Milani kanë nga 69 pikë, duke qenë të kualifikuar virtualë, veçse Napoli ka 67 pikë dhe Lacio 64. Sikur Derbi i Italisë në Torino të përfundojë barazim, do të përfitonin rivalët, nëse do të fitonte njëra nga skuadrat, do të humbiste tjetra. Një sfidë vërtet delikate.

Sfidanti.al