Nëse ke shënuar 19 gola në 13 ndeshje, dhe nëse në Bundesligë janë luajtur vetëm 14 javë, padyshim që shifra 40 mund të arrihet. Kjo shifër magjike është rekordi i kampionatit gjerman për rrjetat e shënuara nga një lojtar në një sezon, dhe e mban legjenda Gerd Myler. Bomberi i Kombit ka qenë i paprekshëm për gati 40 vjet, por Robert Levandovski më në fund ka shansin e madh që ta arrijë apo edhe ta kalojë. Ai ka në dispozicion edhe 20 javë Bundesligë, në të cilat duhet të shënojë 21 gola, diçka që ai mund ta bëjë nëse mban këtë ritëm që ka, dhe nëse nuk dëmtohet, diçka që tek polaku ndodh shumë rrallë.
Me dy golat e shënuar në portën e Maincit, Levandovski iu afrua edhe më shumë vendit të dytë në renditjen e shënuesve për të gjitha kohët në Bundesligë, pasi ka 255 rrjeta ndaj 268 të Klaus Fisherit. Gerd Myleri mbetet larg me 365 golat e tij. Polaku 31-vjeçar po luan në në nivelet e Lojtarit më të mirë të Botës, nivele që e bënë të fitonte Çmimin e FIFA-s dhe të UEFA-s në 2020, dhe nëse vazhdon kështu mund t’i fitojë edhe në 2021.
Sfidanti.al