Ishte fare pranë dhe ishte e natyrshme që mund t’ia dilte. Sulmuesi polak i Bajernit kishte menduar gjithçka, sikur të bëhej fjalë për një ditëlindje, dhe menjëherë pasi shënoi me penallti në portën e Frajburgut, ngriti lart fanelën e tij zyrtare, për të zbuluar një fanelë tjetër poshtë saj, me sfond të zi dhe me fytyrën e Gerd Mylerit, ku shkruhej në anglisht “përjetësisht Gerd”. Ky nderim erdhi pasi Robert Levandovski barazoi rekordin legjendar të “Bomberit të Kombit”, atë të 40 golave të shënuar në një edicion të Bundesligës. Në Frajburg, polaku shënoi një herë, ndërsa do të ketë në dispozicion edhe javën e fundit të kampionatit për t’u bërë rekordmen i vetëm. Leva ka realizuar diçka të jashtëzakonshme, sepse ia ka dalë edhe pse munguar në 5 ndeshje për shkak dëmtimi. Shifrën 40 gola ai e arriti në vetëm 28 sfida, me mesataren tepër të lartë 59 gola për ndeshje. Ky rekord mbetej i vetëm që nga viti 1972!
Sfidanti.al