Që kur debutoi në mesin e janarit, dihej se do të ishte një vlerë e madhe. Taulant Seferi ndoshta nuk ka shënuar aq shumë gola sa do të kishin dashur tifozët e Tiranës, por gjithsesi, sulmuesi 24-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të gjysmës së dytë të sezonit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë në plan që ta mbajnë edhe sezonin e ardhshëm, dhe pritet që presidenti Refik Halili të bisedojë me klubin e Superligës së Zvicrës, Jang Bojs, për t’ia zgjatur me 1 vit huazimin që u bë fillimisht për 6 muaj. Seferi ka shënuar 4 gola e ka shërbyer 3 asistë në 20 ndeshje të këtij edicioni në Superligë, por sidomos e ka fuqizuar së tepërmi sulmin bardheblu, të dobësuar pas largimit të Majkëll Ngosë më parë, e pastaj të Ernest Muçit.
Tirana është ende në garë të paktën për t’u kualifikuar për në Ligën e Europës, dhe Seferi do të synojë të japë ndihmën e tij në 3 ndeshjet e mbetura. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka luajtur më parë për Rabotniçkin e Shkupit, Jang Bojsin, Volenin, Vinterturin dhe Nojshatelin e Ksamaksit. Po ashtu, ai është aktivizuar për 5 ndeshje në kombëtaren shqiptare synon që të grumbullohet përsëri.
Sfidanti.al