Mallkimi i dëmtimi, Ibrahimoviç është jashtë Europianit

E pati një ëndërr, por nuk do të mundet që ta realizojë. Një nga yjet më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë futbolli botëror do të mungojë në Kampionatin Europian këtë verë. Zllatan Ibrahimoviç nul do të jetë për Suedinë në fazën finale pasi dëmtimi në gju nuk do ta lejojë. Edhe pse shmangu më të keqen dhe mund ta vazhdojë karrierën, ai do të duhet të riaftësohet për një periudhë 6-javore, ndërsa Europiani nis për më pak se një muaj. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, thotë se Ibra nuk do të mund të përgjigjet në apel për grumbullim. “Fola me Ibrën dhe për fat të keq më tha se dëmtimi nuk do ta lejojë të jetë në Europian, – tha ai, – padyshim një fat i keq, sidomos për Zllatanin, por edhe për ne. Uroj që të kthehet në fushë sa më parë”. Ibrahimoviç u dëmtua në ndeshjen që Milani fitoi 3-0 në fushën e Juventusit në Serinë A.

Sfidanti.al