“L’Ekip”: Nejmar rinovon sot kontratën me Paris SG deri në 2026!

Pas eleminimit nga Championsi ekzistoi frika se që të dy yjet e mëdhenj ishte e sigurt që do të largoheshin. Nejmar e Kilian Mbape kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të Barcelonës e Realit të Madridit, por duket se të paktën braziliani e ka ndarë mendjen për të qendruar në “shtëpi”. i ardhur në Francë në 2017, numri 10 pritet të rinovojë këtë të shtunë kontratën me Paris SG, të paktën siç informon gazeta prestigjioze “L’Ekip”. E përditshmja thekson se firma në dokumenta do të jetë për katër vjet kontratë, pra deri në 2026, sepse akordi i tanishëm vlen deri në 2022. Në atë kohë, Nejmar do të jetë 33 vjeç, gjithnjë nëse marrëveshja do të respektohet deri në fund. Për momentin, besohet se ai merr rreth 30 milionë euro në sezon, dhe ndoshta po kjo pagesë do të vazhdojë. Të shohim se çfarë do të mund të bëjë PSG-ja me Mbapenë, i cili duket më i mundshëm për t’u larguar.

Sfidanti.al