‘Kishim arritur në një pikë të favorshme për rinovimin me Lautaro Martinez, por ndërrimi i agjentit na bëri që të fillojmë nga fillimi, nuk besoj se do të ketë probleme’. Këto janë fjalët e Piero Ausilios që tregojnë se ai vazhdon të jetë i qetë. Akordi i vjetër me pagë 4.5 milionë Euro në sezon dhe bonuse të tjera deri në 2024 dhe me heqjen e klauzolës prej 111 milionë Eurosh, është ende baza mbi të cilën do të punohet.
Kjo edhe sepse agjencia qsë cilës i është drejtuar Lautaro, FootFeel administrohet nga agjenti spanjoll, Alejandro Camano, i njëjti që mbron interesat e lojtarëve si Borja Valero dhe Achraf Hakimi dhe me të cilin klubi zikaltër ka punuar dhe e njeh. Përshpejtimi i bisedimeve do të bëhet në një kohë shumë të shkurtër, mbërritja në Milano e Steven Zhang, për më tepër po i jep më shumë impuls një sërë cështjes që drejtuesit e Interit po I diskutonin prej kohësh.
Pas festimit të titullit është koha e rinovimeve, edhe ajo e Bastonit është në fazë të avancuar, por presidenti ka në axhendën e tij edhe 2 pika të tjera thelbësore; financimin e 250 milionë Euro dhe situatën e trajnerit Conte
Sfidanti.al