Real Madrid, polemika mbi Hazard që qesh e bën shaka pas humbjes

Eden Hazard tërbon keqas tifozët e Realit të Madridit. Futbollisti belg zhgënjeu me paraqitjen e tij në ndeshjen me Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve me Los Blancos që u eliminuan dhe u mundën 2-0 dhe madridistët nuk e kapërdinë dot këtë, por ajo që nuk duruan aspak ishte imazhi i Hazard, një prej futbollistëve më të kushtueshëm në historinë e Realit të Madridit, duke qeshur e thënë batuta me ish shokët e tij të skuadrës së tij të Chelseat.

Është ky një episod që duket se do t’i japë fund lidhjes mes Realit të Madridit dhe Hazard që në median spanjolle sinjalizohet si një prej fajtorëve të dëshimit të klubit madrilen në përballjen me Chelsean dhe një prej atyre që mund të largohen nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni

Sfidanti.al