Ky Paris SG i frikshëm thyen rekordin e golave në Champions

Kur ke në fushë të tillë si Kavani, Nejmar apo Mbape, padyshim që e ke më të lehtë, por gjithsesi, kur rekordet thyhet, njerëzit mahniten dhe admirojnë rekordmenët e rinj. Paris SG e mban tani vetë rekordin e numrit më të madh të shënuar ndonjëherë në fazën e grupeve, dhe kjo pas triumfit 7-1 ndaj Sëlltikut në “Park dë Prensis”. Njeriu që vendosi rekordin e ri ishte një mesfushor, italiani Marko Verrati, ndërsa pas tij erdhën edhe dy rrjeta të tjera.

Aktualisht, PSG e ka rekordin me 24 gola ndaj 21 të që e kishte Borusia e Dortmundit sezonin e kaluar. Francezët kanë mundësi ta rrisin edhe më tej shifrën pasi kanë edhe ndeshjen e fundit në grup për të luajtur, edhe pse ajo do të jetë në “Alianc Arena”, ndaj Bajernit vendas të Mynihut. Edinson Kavani shënoi dy gola dhe po aq Nejmar, ndërsa Mbape shtoi një tjetër.

Sfidanti.al