Listë e Zidanes: Për tetë lojtarë nuk ka vend te Reali

Mediat spanjolle shkruanin, se trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka hartuar një listë me tetë lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij të ardhshëm. Thuhet se Zidane, tanimë, ka biseduar me presidentin Florentino Perez, të cilit i ka shprehur mendimin e tij për grindjet dhe klanet në dhomën e zhveshjes. Sipas ketyre mediave, vetë Zidane “do të mbijetojë” në stolin e drejtimit të klubit “mbretëror”, edhe sikur Reali të mos fitojë asnjë trofe, sepse Perezi e konsideron atë si pjesë të “familjes”. Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë, pritet që Zidane të fillojë “pastrimin” e situatës, duke u treguar derën e daljes disa futbollistëve. Disa lojtarë mund të largohen që në janar, duke u dhënë hua, dhe fjala është për futbollistët e rinj, Dani Sebaljos dhe Lukas Vaskez, që ankohen për minutazhin e vogël në fushë.

Në verë, sikurse pretendohet, do të ketë një rikonstruksion të madh të ekipit, pasi do të nxirren në shitje Luka Modriç dhe Garet Bejli qëjanë kundërshtarët kryesorë të Ronaldos. Po ashtu, do të mund të largohen portieri rezervë Kasija dhe Vajeho që nuk i pëlqen Zizus. Megjithëse në formë të dobët, Zizuja nuk e vë në pikëpyetje qëndrimin e Ronaldos dhe të Benzemase në ekip, ndërkohë që Perezi do të përpiqet që të sjellë në “Santiago Bernabeu”, veç një portieri, edhe një stoper dhe, sigurisht, edhe një sulmues yll në sulm dhe si emra përmenden Nejmari, Dibala, Hazard, Herri Kejn…

Sfidanti.al