Berizzo ‘godet’ Sevijën; diagnostikohet me kancer

Sevija shokohet pikërisht në mbrëmjen magjike të Ligës së Kampioneve. Trajneri i saj, Eduadro Berizzo është diagnostikuar me kancer në prostatë, lajm që u komunikua në mënyrë zyrtare nga vetë klubi andaluzian. Në deklaratën për shtyp të Sevillas theksohet se do të jenë ekzaminimet mjekësore ato që do të përcaktojnë hapat që do të ndërmarrë Berizzo për trajtimin e kësaj sëmundjeje

Lajmi për sëmundjen e rëndë të trajnerit të Sevijas e publikoi fillimisht e përditshmja spanjolle Marca që citoi një deklaratë të presidentit Hoze Kastro. Tashmë Berizzos do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që pritet të kryhet shumë shpejt. Ndërkaq, në drejtim të Berizzos kanë ardhur një sërë mesazhesh inkurajuese nga eksponentë të futbollit botëror mes të cilëve ishin edhe Drejtori aktual sportiv i romës, Monçi dhe trajneri i Paris Sën Zhermen, Unai Emeri

sfidanti.al