Çavi Hernandez ‘lutet’: Shpresoj që Mesi të qëndrojë përjetë te Barça

Çavi Hernandez nuk mund të  rrijë indiferent ndaj çështjes Mesi. Sulmuesi Argjentinas ende nuk e ka mbyllur zyrtarist cështjen e rinovimit të kontratës dhe te Barcelona kjo është kthyer në një shqetësim të madh pavarësisht deklaratave të nënkampionëve të Spanjës. 37 vjecar që për rreth 20 vjet ka qenë pjesë e Barcelonës duke u kthyer edhe në një legjendë të saj deklaroi se shpreson në qëndrimin e Messit te Barcelona pasi të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën.

‘Lionel Messi ka nevojë për Barcelonën dhe Barcelona ka nevojë për Messin-tha Xavi-do të ishte dicka fantastike nëse Mesi vendos që të qëndrojë përjetë te kjo skuader. Do të doja që ai të marrë një vendim të tillë pasi do të ishte për të mirën e Barcelonës sepse ajo do të fitonte më shumë trofe me Messin në përbërje. Është lojtari më i mirë në histori’.

sfidanti.al