Barcelona gjen një alternativë më të lirë sesa Kutinjo

Mesfushori Mesut Ozil nuk e vazhdoi kontratën me Arsenalin, kështu që ka shumë mundësi që ai, qysh në janar, të largohet nga ky klub londinez. “Mundo Deportivo” shkruan se ky futbollist gjerman do të mund të shitet për 20 milionë euro që për Barcelonën do të ishte një marrëveshje e shkëlqyer, pasi katalonjasit do të siguronin një mesfushor të shkëlqyer, atributi kryesor i të cilit është dhënia e pasimeve të sakta. Kështu, Ozili do të mund të shkonte te Barcelona, në vend të Filip Kutinjos që, tani për tani, nuk po tundet dot nga Liverpuli, pasi ky i fundit nuk pranon që ta shesë, pavarësisht nga disa oferta të majme me vlerë prej më shumë se 100 milionësh eurosh që i kanë ardhur nga Barcelona.

Gazeta e mësipërme spanjolle vë në dukje se Ozili ka marrë edhe “bekimin” e trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, kështu që ai është i lirë që të gjejë një klub të ri gjatë sezonit të transferimeve të janarit.

Sfidanti.al