Futbollisti më i mirë i Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, vuri në dukje se atij nuk i vjen aspak që vendosi të qëndroi në këtë klub dhe se nuk ka në plan që të largohet nga ai. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur spekulime se Barcelona, tanimë, e ka siguruar firmën e sulmuesit fantastik për 100 milionë euro, por, megjithatë, kjo gjë, tani, duket e pavërtetë. Kështu, të paktën, thotë vetë i “zoti i punës”, Grizman… “Nuk më vjen keq që qëndrova. Kjo ishte zgjedhja ime”, tha ai, midis të tjerave, në emisionin e njohur “Telefoot”. Sidoqoftë, Grizmani ndodhet në një krizë golash, pasi ka dy muaj që nuk ka shënuar për ekipin madridas, por, megjithatë, një e gjë e tillë nuk e shqetëson shumë atë. Ai thotë se po punon me këmbëngulje që të kthehet në formën e tij më të mirë.
“Më duhet që të punoj dhe të stërvitem shumë, pasi gjithçka varet nga unë. Mund t’ju them, përfundimisht, se në janar nuk do të iki asgjëkund. Me neve do të luajnë Vitolo dhe Diego Kosta, kështu që ne do të bëhemi edhe më të fortë”, tha Grizmani.
Sfidanti.al