Mediat bavareze janë të qarta, të paktën sipas asaj që referojnë. Në “Zebener Shtrase” sikur duan të mbeten me atë skuadër që kanë dhe të mos bëjnë ndryshime, ndonëse janë dhënë emra si Harri Kejn apo Dushan Vlahoviç. Shkruhet se në sulm do të mbahen të njëjtët lojtarë, Çupo-Moting, Myler dhe Tel, në mesfushën ofensive do të jenë Musiala dhe Myler sipas rastit, në krahun e majtë Sadio Mane dhe Serzh Gnabri si dhe djathtas Koman dhe Leroi Sane. Këto qenkan planet e Bajernit, që do të thotë se nuk kanë aspak plane, përveç për të vazhduar siç janë sot.
Sfidanti.al