Nuk dihet nëse kishte ndodhur ndonjëherë që një yll i tillë të luante kaq pak. Kronometri në tabelën elektronike shënonte 3 minuta e 21 sekonda kur Luka Donçiç u detyrua të braktiste ndeshjen e Dallasit në Arenën e Feniksit. Një katastrofë e vërtetë për yllin 23-vjeçar nga Sllovenia që ka qenë më i miri deri tani në NBA, dhe që ka dëmtuar kaviljen. Nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të luajtur në Ndeshjen e Yjeve. Gjithsesi, Dallasi ia doli në një ndeshje të vështirë duke fituar 98-95 falë 36 pikëve të Dunuindit. Edhe Feniksi luajti pa yllin kryesor Devin Buker, ndërsa Kris Pol pati 22 pikë dhe 10 asistë.
Sfidanti.al