Mançester Siti, mbas 18 raundesh, po mbizotëron në mënyrë bindëse në Premier Ligë me një seri rekord prej 17 fitoresh dhe një barazim. Sigurisht që meritën kryesore për këtë sukses e kanë trajneri Guardiola dhe futbollistët e tij, por, megjithatë, mbas të gjithë projektit të këtij klubi qëndron pronari i tij, sheiku Mansur (47 vjeç), pasuria e të cilit llogaritet në 32 miliardë euro, ndërkohë që e gjithë pasuria e familjes dhe e fisit të tij llogaritet në 630 miliardë euro!
Veç asaj se ai është pronar i Mançester Sitit, Nju Jork Sitit dhe Al Xhazirës, Mansuri mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të ministrit të Cështjeve Presidenciale. Sheiku Mansur që, midis të tjerave, zotëron kompaninë e fuqishme të naftës “International Petroleum Investment”, e bleu Mançester Sitin për 260 milionë euro, më 2008, kurse, më 2013, bleu edhe klubin e Nju Jork Sitit, ku luajnë futbollistë klasi të tillë, si Andrea Pirlo dhe Frank Lampard, si edhe David Vija.
Sfidanti.al