Kur u pyetën që të përmendnin, të pakën, emrin e ndonjë futbollisti të Partizanit ose të Crvena Zvezdës së Beogradit, huliganët profesionistë kroatë që shkaktuan trazirat e përgjakshme në ndeshjen derbi të fundit në “Humska” të Beogradit mes dy ekipeve të lartpërmendur, thanë se nuk dinin asnjë! Por, atëherë, përse kishin ardhur në stadium? Vetëm për një “rrahje cilësore” të tifozëve kundërshtarë.
Huliganët që tanimë janë arrestuar, sikurse shkruan media serbe, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, se atyre nuk u interesonte as Partizani dhe as Crvena Zvezda. Gjatë marrjes në pyetje në polici, këta huliganë nuk ishin në gjendje që të thonin, të paktën, emrin e ndonjë futbollisti që luajti atë ditë. Ata mund të dënohen deri në 12 vite burg.
Sfidanti.al