Mbas fitimit të kampionatit botëror të klubeve, Krtistiano Ronaldo deklaroi se ai priste që Barcelona, sipas një rregulli të pashkruar në Spanjë, ta duartrokiste Realin e Madridit para ndeshjes së afërt “El Klasiko” në “Santiago Bernabe”. I pyetur rreth kësaj deklarate të Ronaldos, një nga yjet kryesorë të Barcelonës, Luis Suarez, u përgjigj me sinqeritet se ekipi i tij nuk ka ndërmend që ta bëjë një gjë të tillë para derbit të kësaj fundjave.
“Kjo ishte diçka e re për mua, kur erdha në Spanjë, pasi asgjëkund gjetkë kjo gjë nuk bëhet për kundërshtarin. E di që, sipas një rregulli të pashkruar, kjo gjë edhe mund të bëhet si shenjë respekti, sidomos, kur edhe ekipi që duhet ta nderojë ekipin kundërshtar që ka fituar trofeun, ka marrë pjesë në të njëjtin konkurrim. Por, Barcelona nuk mori pjesë në kampionatin botëror mes klubeve, kështu që nuk ka se përse ta bëjë një gjë të tillë”, tha Suarezi, duke shtuar se ky është edhe vendimi i klubit
Sfdanti.al