Një thirrje angleze : O burra, të gjithë kundër Mançester Sitit!

“Qytetarët”, momentalisht, po mbjellin frikë midis ekipeve të tjerë kundërshtarë, ndërsa duket se ata janë pandalshëm në marshimin e tyre drejt titullit të kampionit të Premier Ligës angleze. Siti ka 16 fitore radhazi në Premier Ligë dhe ky ekip, nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, e la mbrapa sezonin e dobët të kaluar, ndër më të këqinjtë në karrierën e tij, dhe, tani, po thyen rekorde të ndryshëm.

Edhe pse Siti ndodhet 11 pikë para kundërshtarit të tij më të afërt, Junajtidit, Guardiola nuk po rri duarkryq, por po përpiqet që ta bëjë ekipin e vet edhe më të fortë. Strategu spanjoll tani synon që të sigurojë shërbimet njërit prej mbrojtësve më të mirë qëndror në ishull, Virxhil van Dajk të Sauthemptonit që kushton 70 milionë sterlina. Emri i tij, në fakt, është lidhur kohët e fundit me Celsin, Liverpulin, Arsenalin dhe Mançester Junajtidi, kështu që trajneri i “bluve” të Londrës, Antonio Konte, u ka bërë thirrje kolegëve të tij, Jyrgen Klop, Arsen Venger dhe Zhoze Murinjo, që të bashkohen kundër Pep Guardiolës dhe të mos lejojnë që Van Dajku të përfundojë në “Etihad”. “Të gjithë klubet duhet të kenë kujdes se, nëse Siti ble lojtarët më të mirë, ne do ta kemi shumë të vështirë që të luajmë kundër tij, jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë”, vuri në dukje Konte.

Sfidanti.al