Pike është lojtari më i hapur i Barcelonës edhe në ditë të vështira. Cili nuk do të fliste kur ndeshja bëhet festë dhe në sulm “vrasin” Mesi, Nejmar dhe Suarez. Puna është të kuptosh se cfarë po ndodh me katalanasit në këtë fillim sezoni. Pse skuadra e Enrikes u zgjua me vonëse me Malagën dhe kuptohej se pa Mesin në fushë, jeta nuk është e lumtur me ekipet e fortifikuara në mbrojtje. Pike mendon se do të ishte gaim nëse dikush do të thoshte se Mesi dhe Suarez kushtëzuan fatin e ndeshjes. “ Nuk mund të krahasohet buxheti i Barcelonës me Malagën” – ka komentuar mbrojtësi, duke i vënë një theks të mbingarkuar pasurisë së klubeve.
Pike mendon se Barcelona , ka raste, si kjo me Malagën, ku nuk është e mundur të shënosh gol në fundin e ndeshjes edhe pse zelli erdhi duke u ndezur. “Porteri i tyre Komeni ishte në një ditë të pazakontë, por kjo nuk na ngushëllon dot. Por, futbolli është kështu dhe duhet të shohim se mos gabojmë prapë..”