Kur Paris SG vuan në fushë, mendon Di Maria dhe Jese për golat

Paris Saint-Germain fitoi pastër 2-0 me Nantes duke ruajtur hapin e Monacos në krye të klasifikimit në Ligën e Parë franceze. Për skuadrën e Unai Emery nuk ishte një fitore e thjeshtë, pasi deri në minutën e fundit të takimit “Kanarinat” ishin në lojë për të marrë një pikë.
Argjentinasi Di Maria realizoi që në minutën e 13-të të sfidës pas pasimit të Augustin, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë për parizienët.

Megjithatë në minutat në vazhdim pavarësisht rasteve të krijuara rezultati nuk ndryshoi. PSG e shënoi golin e sigurisë vetëm në minutën e 90-të me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Jese Rodriguez.

Gara për titullin kampion në Francë mbetet e ashpër me tre skuadra në kuotën e 29 pikëve, por Nica ka një ndeshje më pak se Monaco dhe PSG, atë ndaj Saint Ettienne në transfertë.