Që ky boksier ka lindur që të arrijë majat e boksit, kjo u bë e qartë që në fëmijërinë e tij në Dagestan, kur si kundërshtarë ai kishte bisha të vërteta, arinj. “Ne që jetojmë në këtë zonë, jemi krijuar që të bëhemi luftëtarë, pasi këtë gjë ne e kemi në gjak dhe, prej shekujsh, luftojmë për jetën në këto hapësira. Fëmijtë, që në vogëli, sapo çohen në këmbë, janë të detyruar që të përleshen me njëri-tjetrit, përndryshe, po të refuzonin, do të ishte turp”, thotë boksieri nga Dagestani, një rajon, pranë detit Kaspik që i përket Rusisë, Kabib Nurmagomedov, që ka dominuar në UFC 205 dhe konsiderohet si një luftëtar i pamposhtur në federaratën MMA.
Ai ka lindur në Mahaçkalla të Dagestanit, më 1988. Boksieri Konor Makgregori, nga ana tjetër, mbahet mend, pasi, në një mënyrë spektakolare, fitoi titullin e kampionit të botës dhe u bë i pari në histori me dy “breza kampionësh” në dy kategori të ndryshme. Por, me këtë situatë nuk është dakord Nurmagomedovi i pamposhtur që mundi, pa asnjë problem, Majkëll Xhonsonin, në “Medison Skuer Garden”, ndërsa sfidoi edhe presidentin e UFC-së, duke i deklaruar atij se dëshiron një duel për titull me MekGregorin.
Sidoqoftë, boksieri irlandez (MekGregor), deri tani, nuk ka reguar. Mospërfillje apo frikë nga bisha e Dagestanit që, në të tetë ndeshjet e tij të zhvilluara në kuadrin e UFC-së, nuk ka humbur jo vetëm asnjë ndeshje, por edhe asnjë raund!