Metamorfoza e demave: vetëvriten në Kupë, betohen në kampionat!

Le të marrim borxh një frazë të njohur nga një emision që mbante emrin “Fokus” dhe drejtohej nga një ish-gazetar sportiv, që, më pas veshi petkun e politikës, Robert Papa. Ka mbetur akoma në kujtesë shprehja: “ E vranë, apo vrau veten. E ç’rëndësi ka. Natën e mirë..”.   Edhe atë mbrëmje me Izraelin, kjo shprehje u kujtua sepse bënte rezonancë me ngjarjen në fushë. Pyetja ishte lakonike : na vranë, apo u vramë vetë? Edhe pas eleminimit të Partizanit në Kupë, dëgjojmë një koment kumbues të ish-futbollistit, Ardit Beqiri, që thotë: “ Partizani u vetëvra në Kupë”.

Në kohën e depresionit sportiv, ku të lumtur janë shumë pak në krhasim me shumicen, ka raste  të  shumte kur skuadrat shkojnë drejt “vetevrasjes” ..për të rilindur më i fortë.  Dhe Partizani me Besëlidhjen nuk mund të harrohet vetëm me një të bërtitur publike se “ Do të merren masa të ashpëra”. Cila është masa? Partizani është akoma më i dënuar që të fitojë kampionatin, pas kësaj që ndodhi në Kupe. Një shpjegim që duhet marrë në konsideratë vetëm në anët tona, sepse futbolli me “vetevrasje” nuk të dërgon shumë larg.