“Kiri i Madh” Imobile ngre Lacion në zonën e Championsit!

Mbiemri i tij përkthehet “i palëvizshmi”, por Imobile është aq shumë i lëvizshëm saqë mbrojtësit kundërshtarë nuk arrijnë ta ndalojnë. i quajtur Çiro, mënyra italiane për të thënë emrin e perandorit të lartë të Persisë së Vjetër, Kirit të Madh, ai bëri atë që duhej vetëm pak orë përpara sesa të mbushte 28 vjeç.

Shënoi dy gola duke i dhënë fitoren 2-0 Lacios ndaj Veronës, e duke e ngjitur ekipin e tij në zonën Champions, pas ndeshjeve të kësaj jave në Serinë A. Veronezët ishin të pabukur dhe me shumë pak ide e iniciativë, ndërsa skuadra vendase e trajnerit Inzagi bëri detyrën. Ajo ka tani 49 pikë ndaj 48 të Interit, ndërsa “armikja” Roma ka 50.

Me 22 gola, Imobile është një nga sulmuesit më të mirë të Serisë A, favorit për Këpucën e Artë, duke pasur 22 gola deri tani, ndaj 18 të Ikardit të Interit, 17 të Kualjarelës së Sampdorias, 15 të Mertensit të Napolit dhe nga 14 të Dibalës e Higuainit të Juventusit.

Sfidanti.al