Juve refuzoi 80 milionë euro plus Mhitarianin për Dibalën

Mançester Junajtidi është ndër klubet e parë që e nisi sezonin dimëror të transferimeve, por, sidoqoftë, pa sukses. Gazeta angleze “San” shkruan se Juventusi ka refuzuar një ofertë “paketë” për Paulo Dibalën me vlerë prej afro 80 milionë eurosh plus që, në Torino nga Mançesteri, të vijë edhe futbollisti i njohur armen, Henrik Mhitarian. Si arsye kryesore të refuzimit nga ana e Juves, gazeta e mësipërme përmend atë se “Zonja e vjetër” kërkon për Dibalën 97 milionë euro dhe se, momentalisht, nuk është gati që pranojë asnjë shifër nën këtë shumë.

Sipas mediumeve britanike, trajneri i Junajtdit, Zhoze Murinjo, është i vendosur që ta rifreskojë mesfushën e tij me një lojtar kreativ dhe Dibala për tëështë një zgjidhje ideale. Ndërkohë, trajneri portugez ka kohë që ka hequr nga lista e tij sulmuesin armen, Mhitarian, kështu që largimi i tij nuk prish asnjë punë.

Sfidanti.al