Dy prej lojtarëve më të rinj kanë qenë ndër më të suksesshmit tek Bajerni për vitin 2017. Kjo pasi vlera e kartonit të Xhoshua Kimihut dhe Kingsli Komanti është rritur më shumë sesa e të tjerëve, sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt.de”. Kimih, vetëm 22 vjeç, tani vlen 40 milionë euro, me një rritje prej 15 milionësh në 12 muaj. Koman, 21-vjeçar, ka karton me vlerë 35 milionë eurosh, ndërsa para një viti e kishte vetëm 20 milionë. Sukses edhe për Tiago Alkantarën, ndonëse disi më pak. Katalanasit i vlen kartoni aktualisht 10 milionë euro më shumë.
Humbësit më të mëdhenj tek Bajerni janë dy kapitenët. Manuel Nojer ka humbur 5 milionë euro që pas dëmtimit, dhe po ashtu edhe Tomas Myler pas krizë që pati nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Bajerni ka lojtarin më të shtrenjtë të Bundesligës, sulmuesin polak, Robert Levandovski, me vlerë 80 milionë euro, ndërsa pas tij është Pjer-Emerik Obamejang i Dortmundit me 65 milionë.
Sfidanti.al