Vitorio Poco kishte arritur 30 ndeshje pa humbje, ndonëse rekordet e tij janë të tjerë dhe pikërisht dy Kupa të Botës të fituara, dhe një Olimpiadë në vitet 1934, 1936 e 1938. Gjithsesi, që Italia e Roberto Mançinit të arrinte në 31 ndeshje pa humbje ishte diçka që nuk pritej dhe që tregon se çfarë grupi të bashkuar ka krijuar tekniku ish-dorian. Kjo u arrit me fitoren 2-1 pas kohës shtesë ndaj Austrisë, dhe mund të thellohet si rekord në çerekfinale. Jo vetëm kaq, por falë mbrojtjes së fortë, kjo Itali arriti të thyente një rekord të madh të Dino Xofit, pasi portieri legjendar idikurshëm kishte arritur në 1143 minuta pa pësuar gol deri në 1974, kur ishënoi Emanuel Sanon iHaitit në Kupën e atëhershme të Botës. Rekordi u thye nga Xhixho Donaruma në 88’ të ndeshjes me Austrinë, dhe tani numri 1 italian arriti në 1169 minuta pa gol, derisa irealizoi Kallajxhiç iAustrisë.
Sfidanti.al