Të përditshmet sportive në Apenine padyshim që ishin me vlerësime të larta për ekipin e tyre. Në Milano, Torino apo Romë, lavdet nuk mungonin, ashtu siç titujt bombastikë, me falenderime, por edhe me çlirim pas vuajtjes.
“Luanët e Italisë, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – triumfi në “Uembli”, jemi në çerekfinale! Vuajtje dhe gëzim, 2-1 ndaj Austrisë, zëvendësimet vendimtare!”
“Mos na zgjoni, – është komenti në titull i “Il Korriere delo Sportit, që nënkupton se italianët po jetojnë një ëndërr, – Betejë në “Uembli”, krenari e Italisë! Mundet një Austri që bëri përshtypje të madhe!
Ja edhe “Tutosporti” i Torinios që vendos foton e madhe pas golit të Kiezës: Zemrat te goli! Itali-Austri 2-1 pas kohës shtesë, të kaltrit në çerekfinale!
Sfidanti.al