Rrëzimi me 21 të plagosur në Turin e Francës, policia nis hetim kriminal!

Duhej të kishte qenë thjesht një ditë feste sportive dhe turistike. i tillë tradicionalisht Turi i Francës, gara më e madhe çiklistike në botë, por për të prishur gjithçka mendoi një tifoze që shkaktoi një nga rrëzimet më të mëdha në histori. Një femër doli në asfalt duke i zënë rrugën çiklistit që kryesonte, Toni Martin, ndërsa efekti dominoi nuk vonoi aspak. Plot 100 garues u përplasën me njëri-tjetrin për shkak të inercisë, ndërsa 21 prej tyre u plagosën.

Situata ishte me të vërtetë dramatike, ndërsa disa nga çiklistët e plagosur mbetën të shtrirë në rrugë, duke shkaktuar tmerr për jetën e tyre, apo për pasoja të rënda. Policia franceze në rajonin verior të Bretanjës, ka hapur hetim dhe mediat në Francë dhe në Europë informojnë se tifozja është në kërkim dhe se ndaj saj është ngritur akuzë për veprim kriminal. Padyshim që rrezikon burgun për veprimin që kreu. Lajmet janë që rrëzimi në etapën e parë të Turit, nga Bresti në Landeno, është një nga më të këqijtë në histori, për shkak të pasojave që pati. Etapën e fitoi francezi Zhylian Alafilip, por suksesi i tij nuk tërhoqi vëmendjen si përherë, e ndoshta vetëm pas pak ditësh Turi i Francës do të kthehet në normalitet.

Sfidanti.al