Interi mendon për rinovimet: Bastoni, Çalhanoglu, De Vraj, Handanoviç, Xheko!

Do të ketë disa futbollistë që do të mbahen dhe që janë të rëndësishëm, ndonëse shqetësimi i drejtuesve është i madh për luhatjet e shpeshta në Serinë A. Interi kërkon të mbyllë sa më shpejt diskutimin e rinovimit me disa prej futbollistëve, që të mos largohen si Shkriniar, apo siç bëri vjet Perishiç. Bastoni është tepër i vlefshëm, me kontratë deri në 2024, dhe vlerë tregu 50-60 milionë euro. Interi i jep 5 milionë euro në sezon, ndërsa ai kërkon 5.5 milionë plus shpërblime, e rroga e tanishme është 3.5 milioën. Flitet për rinovim deri në 2027 apo edhe më tej. Xheko do të rrijë, por vetëm nëse pranon ulje rroge pasi është 37 vjeç dhe merr 5.5 milionë euro neto në sezon. Çalhanoglu ka rënë dakord për kontratën, ndërsa shpresohet që De Vraj të pranojë ofertën prej 4 milionë eurosh në sezon për 2 vjet. Besohet se do të mbahen edhe Handanoviç dhe D’Ambrozio.

Sfidanti.al