Interi “qorton” Inzagin, 7 humbje në 24 ndeshje janë shumë!

Në zonën Champions mbeten dhe ndoshta nuk do ta kenë problem që ta sigurojnë sërish futbollin e madh. Edhe në Ligën e Kampionëve, Interi është me një hap përpara drejt çerekfinaleve, por gjithsesi sezoni ka qenë me probleme. Kur pëson 7 humbje në 24 javë të Serisë A, kjo do të thotë ulje-ngritje të forta, mungesë vazhdimësie dhe kjo ia lehtësoi punën Napolit që është shkëputur në krye. Siç shkruajnë mediat në Itali, trajneri Simone Inzagi ka qenë i tillë edhe tek Lacio, nuk i pëlqejnë barazimet, por sidomos fitoret, por i ndodhin edhe humbjet. Drejtuesit, sidoqoftë duan që t’i thonë se tek Interi duhet më shumë vazhdimësi.

Sfidanti.al