Arsenali jep shumë më pak rroga se Junajtidi, Liverpuli e Siti, por është i pari!

Në renditjen e futbollit kryesojnë londinezët, ndërsa në atë të parave “djajtë e kuq”. Mançester Junajtidi mbetet skuadra angleze që ka borderonë më të lartë për rrogat, plot 384 milionë paundë në sezon, ndërsa bëhet fjalë për edicionin 2021-2022, pra për të kaluarin. Interesant fakti se Arsenali, që kryeson Premier Ligën me 5 pikë më shumë sesa Mançester Siti, jep 206 milionë paundë për rrogat në vit, që do të thotë gati gjysmën e rrogave të Junajtidit. Në vend të dytë ka “kërcyer” Liverpuli që ka arritur në 366 milionë paundë në sezon pas rinovimeve të disa yjeve. Man. Siti është i treti me 354 milionë paundë, ndjekur nga Çelsi me 333, ndërsa Totenhemi është shu7më pranë Arsenalit me 209 milionë paundë stërlina rroga në vit.

Sfidanti.al