Interi gjen trajnerin: Nga 12 milionë euro për Konten, jep 4 milionë për Inzagin!

Krizat zgjidhen duke shtrënguar rripin. Këtë kanë menduar edhe në Milano dhe duket se për momentin u bë një lëvizje vërtet e mirë. U largua, e qartë, një trajner I madh si Antonio Konte, por erdhi një teknik gjithashtu shumë I mirë si Simone Inzagi. Strategu I Lacios u nda me Klaudio Lotiton, ashtu si Konte dy vjet më parë braktisi projektin e Romës, për të firmosur një kontratë 2-vjeçare me presidentin Çang dhe Marotën. Një lëvizje e shkëlqyer, pasi me Inzagin klubi zikaltër mund të vazhdojë projektin e tij dhe të përpiqet të bindë yjet për të qendruar.

Sukses edhe në aspektin financiar, pasi rroga e Kontes arrinte në 12 milionë euro në sezon, vërtet shumë për kushtet e Serisë A, ndërsa Inzagi do të kënaqet me 4 milionë, të paktën siç shkruajnë mediat sportive në Itali. Kanë fituar të gjitha palët, sepse tek Lacio, Inzagi do të kishte fituar vetëm gjysmën e asaj që I jep Interi (i premton edhe shpërblim përveç 4 milionëve). Presidenti I Lacios, Lotito, doli I humburi nga kjo histori dhe deklaroi se “mbeta I zhgënjyer nga Inzagi”.

Sfidanti.al