Ishte diçka që përflitej prej ditësh dhe që duhej të ndodhte, por është lajm në momentinqë ndodh. Mediat angleze njoftojnë se Liverpuli ka rënë dakord me Lajpcigun për të paguar klauzolën e transferimit për mbrojtësin e qendrës, Ibrahima Konate, që arrin në rreth 42 milionë euro. Trajneri Klop kishte deklaruar se qendra e mbrojtjes mbetej shqetësimi i tij kryesor pas dëmtimit të 3 lojtarëve njëherësh, ndërsa me kthimin e Van Dajkut, Matipit e Gomezit, dhe me ardhjen e Konatesë, plus edhe 2 lojtarë më të rinj, në atë repart do të ketë mbingarkesë.
Flitet se Konate do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në “Anfild” dhe konfirmimi pritet në më pak se 48 orë. Ardhja e Konatesë 22-vjeçar do të thotë se Kabak nuk do të qendrojë tek Liverpuli, por sipas të gjitha gjasave do të bashkohet me Lajpcigun në vend të Konatesë dhe Upamekanos. Liverpuli pati mundësi të shpenzonte për mbrojtësin sepse arriti kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm në javën e fundit të Premier Ligës, pra do të ketë edhe më shumë financë, por edhe arsye më të forta që lojtarët të vijnë në ekipin e Klopit.
Sfidanti.al