Fernando Torres kthehet të luajë: Njoh vetëm një mënyrë për të jetuar

Fernando Torres i tha mjaft futbollit duke humbur ndeshjen e fundit në 2019 kunder mikut te tij Iniesta. Ishte një karrierë e mrekullueshme ajo e El Nino që hyri në histori si njeriu i finaleve. Sulmues i Spanjës që ka fituar gjithcka në 2008-2012. Atletico Madrid ishte shtëpia e tij te Chelsea ka fituar, por eksperienca me Liverpool duket se përfaqëson pendesën më të madhe për trofetë e humbur në fushën e lojës.

Por Torres fitoi gjithcka me interesa me përfaqësuesen spanjolle dhe në momentin e tërheqjes nga futbolli kishte shumë pak për t’i kërkuar karrierës së një futbollisti që la shenjën e tij në këtë sport në 15 vitet e fundit

Por tani Fernando Torres duket se ka vendosur t’u rikthehet fushave të lojës dhe këtë e bën nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram. ‘E konceptok jetën vetëm në një mënyrë; duke luajtur. Kam vendosur të kthehem. Këtë të premte ju do komunikoj ku’-shkruante Torres në postimin e tij

Sfidanti.al