UEFA mendon heqjen e rregullit të golit në fushë kundërshtare

UEFA dëshiron të heqë rregullin e golit në fushë kundërshtare në kompeticionet evropiane. Lajmi bëhet i ditur  nga e përditshmja britanike ‘The Times’ që I referohet një ideje të presidentit të organizmit më të lartë të futbollit evropian, Aleksander Ceferin që duket se ka ndërment të bëjë njoftimin gjatë asamblesë të së premtes në prag të finales së Ligës së Kampioneve mes Chelsea dhe Manchester City.

Nëse Ceferin do të ketë mbështetjen e shumicës së Federatave, atëherë do të mund të nisë procedurat për heqjen e një rregulli që është në fuqi  që nga viti 1965 dhe që tani konsiderohet si një rregull jashtë mode nga të gjithë drejtuesit e futbollit evropian. Nëse do të arrihet konsensusi mes të gjitha Federatave, rregulli mund të zhduket duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sfidanti.al