Martesa mes Mauricio Pochettinos dhe Paris Saint Germainit mund të përfundojë shumë shpejt me divorc. Tottenham në fakt ka nisur punën që të rikthejë trajnerin argjentinas me të cilin në 2019 arriti në finalen e Ligës së Kampioneve për t’u zëvendësuar në të njëjtin vit nga Jose Mourinho.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Sun dhe ‘The Athletic’ dhe nëse do të konfirmohet atëherë parizienët do të zëvendësojnë Pochettinon me Zinedine Zidane ose Antonio Conten.
Pas asaj të Reali të Madridit, një tjetër pankinë e rëndësishme mund të mbetet bosh dhe janë dy trajnerë të kalibrit të Zidane dhe Contes që janë gati të rinisin punën pas lamtumirave nga Reali dhe interit. I transferuar në kryeqytetin francez në muajin janar për të zëvendësuar Thomas Tuchel, Pochettino arriti të fitojë Kupën dhe Superkupën e Francës, por nuk mundi të fitojë Ligue 1 dhe Ligën e Kampioneve.
Përvec rezultateve dhe ndonëse ka një kontratë deri në 2022 me PSG, arsyet që e shtyjnë atë drejt largimit kanë të bëjnë me pakënaqësinë sesi është administruar klubi.
Sfidanti.al